UBT News

U arrestua për kanosje me armë zjarri, prizrenasit i sekuestrohet një armë lodër

Një person është arrestuar të martën rreth orës 21:00 në Prizren, pasi që dyshohet se kishte kanosur me armë zjarri një person tjetër.

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ka deklaruar se nuk ka armë zjarri, por vetëm një armë lodër, e cila është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

“Më 18.08.2021 pas një pune hetimore është dorëzuar/arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. I dyshuari ka deklaruar se nuk posedon armë por e ka pasur një armë lodër, arma lodër është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.”, thuhet në raport.

Exit mobile version