Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një serb në qytetin e Pejës, i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.
“Njësiti policor pas një pune hetimore ka arrestuar një mashkull Serb i cili ishte i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës./UBTNews