Baza e përdoruesve të Twitter u rrit 13% në tremujorin e tretë, ndërsa eksperimentoi me veçori për t’i mbajtur njerëzit në platformën e tij, transmeton UBT News.
Twitter është fokusuar në veglat krijuese, audion e drejtpërdrejtë dhe veçoritë e sigurisë, ndërsa konkurron me Facebook, TikTok dhe kompani të tjera të mëdha të teknologjisë.
Fokusi në këto të dhëna vjen pasi Twitter dhe kompani të tjera të mediave sociale po përballen me ndryshimet në sistemin operativ celular të Apple, ndryshime këto që e kanë bërë më të vështirë për reklamuesit të masin fushatat e tyre.
Prodhuesi i iPhone së fundmi ka prezantuar një veçori që kërkon që përdoruesit të japin leje për aplikacionet që ndjekin aktivitetet e tyre në internet. Facebook dhe Snapchat janë prekur nga ky ndryshim. Megjithatë Twitter tha se ndikimi i ndryshimit ishte më i ulët se sa pritej./UBTNews/