UBT News

Twitter thotë se vetë konsulentët e Elon Musk nuk i mbështetën pretendimet e tij për llogaritë e rreme

Twitter ka thënë se vetë konsulentët e të dhënave të Elon Musk nuk e mbështetën pretendimin e tij se numri i llogarive të rreme në platformën e mediave sociale është “jashtëzakonisht më i lartë” se vlerësimet e kompanisë, pasi palët përgatiten të shkojnë në gjyq në tetor.

Shefi ekzekutiv i Tesla-s po përpiqet të tërhiqet nga një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë Twitter, duke argumentuar se platforma mashtronte rregullatorët dhe investitorët në lidhje me numrin e vërtetë të llogarive të rreme dhe të padëshiruara në platformë, për të cilën ai pretendon se tejkalon shifrën prej 5 për qind që Twitter e ka thënë prej vitesh.

Gjatë një seance dëgjimore në një gjykatë në Delaware të martën, avokatët e Twitter thanë se dokumentet që kishin marrë gjatë zbulimit treguan se dy konsulentë të ndryshëm të punësuar nga Musk, Cyabra dhe CounterAction, kishin prodhuar vlerësime të sasisë së llogarive ‘spam’ në Twitter me 11 për qind dhe 5 përqind, respektivisht – shifra në përgjithësi në përputhje me vlerësimet publike të Twitter.

Sipas avokatëve të Twitter, raportet iu dorëzuan miliarderit një ditë përpara se ai të njoftonte planet për të përfunduar marrëveshjen. Platforma poashtu pati kritika për metodologjinë e të dy grupeve të të dhënave, pavarësisht nga rezultatet e tyre në dukje mbështetëse./UBTNews/

Exit mobile version