Twitter Inc njoftoi se do të anulojë vendimin e vitit 2019 për ndalimin e reklamave politike. Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar kreun e besimit dhe sigurisë së Twitter, pasi kompania në krye me Elon Musk po kërkon të rrisë të ardhurat.
Gjiganti teknologjik njoftoi të martën se do të lehtësojë politikën e reklamimit dhe do të harmonizojë politikën e reklamave me TV dhe me media të tjera.
Përmes këtij ndryshimi do të përafrohen politikat e Twitter me Facebook të Meta Platform dhe YouTube të Alphabet Inc, të cilat lejojnë reklamat politike, megjithëse aplikacioni kinez i videove TikTok ende ndalon reklamat politike.
Reklamat politike përbënin një pjesë të të ardhurave të përgjithshme të Twitter-it, duke llogaritur më pak se 3 milionë dollarë të shpenzimeve totale për zgjedhjet afatmesme në SHBA në vitin 2018./UBTNews/