Ky përditësim do të ndihmojë përdoruesit e Twitter të ruajnë hapësirë në telefonin e tyre, pasiqë tani nuk kanë nevojë t’i mbajnë ato tek fotografitë, por mund t’i postojnë direkt nga Twitter në Instagram Story.
Twitter për iOS tani ju lejon të ndani tweet-at tuaj direkt në Instagram Stories. Eksperiencae re, që fillimisht ishte pjesë e një programi eksperimental vitin e kaluar, ka për qëllim të ndihmojë njerëzit që ndajnë rregullisht tweet-at në Instagram.
Deri më tani, përdoruesit ishin në gjendje të ndajnë tweet-a në Instagram – ose ndonjë platformë tjetër sociale – duke kapur në mënyrë origjinale fotografitë e tyre. Përditësimi është i kufizuar veçanërisht për përdoruesit e iOS pasi që versioni Android i Twitter ende nuk i lejon njerëzit të ndajnë tweet-a në Instagram Stories.
Ju mund të shfrytëzoni këtë përditësim dhe të ndani një nga tweet-at tuaja të preferuara në Instagram Stories duke prekur ikonën e ndarjes në atë tweet dhe më pas duhet të klikoni ikonën e Instagram. Një draft i ri i Story do të krijohet në llogarinë tuaj në Instagram.
Sapo të krijohet një draft Story me tweet-in tuaj, ju do të jeni në gjendje ta vendosni atë sipas kërkesës suaj ose të shtoni elemente tjera si një shënim apo emoji. Për më tepër, ju gjithashtu mund të dërgoni Instagram Story me tweet-in që keni dashur të ndani direkt tek një nga ndjekësit ose grupet tuaja në Instagram.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)