Twitter shpenzoi 33 milionë dollarë për marrëveshjen e propozuar nga Elon Musk për ta blerë kompaninë Twitter mes muajve prill dhe qershor të këtij viti.
Raportohet se numri i përdoruesve ditor u rrit në 237 milionë – por u raportua për humbje neto prej 270 milionë dollarë, më keq sesa që pritej.
Musk që atëherë ka ndryshuar mendje për blerjen dhe data e seancës gjyqësore është caktuar tani për në muajin tetor.
Twitter ka dyfishuar pozicionin e tij mbi sasinë e llogarive të padëshiruara dhe false në platformë – arsyeja që Elon Musk kishte dhënë për përfundimin e marrëveshjes./UBTNews/