Llogaria e reperit Kanye West është rikthyer në Twitter pas një ndalese pothuajse tetëmujore pas postimeve fyese.
Reperi amerikan, i njohur si Ye, u akuzua për shkelje të rregullave të platformës, të cilat ndalojnë nxitjen e dhunës. Reperi nuk ka postuar asgjë që nga rikthimi në Twitter apo siç njihet tani X.
Postimi i tij i fundit në Twitter u bë më 1 dhjetor 2022, një ditë para se t’i pezullohej llogaria. Atë kohë Musk tha se Ye ka shkelur “rregullin kundër nxitjes së dhunës” dhe se llogaria do të pezullohet./UBTNews/