UBT News

Twitter punon me agjencitë e lajmeve për të trajtuar dezinformimin

Twitter do të bashkëpunojë me dy nga agjencitë ndërkombëtarë të lajmeve, Reuters dhe Associated Press, për të hedhur poshtë dezinformatat në faqen e tij.

Twitter tha se partneriteti do t’i mundësojë kompanisë të sigurojë informacion të saktë dhe të besueshëm.

“Në vend që të presë derisa diçka të bëhet virale, Twitter do të kontekstualizojë zhvillimin e diskursit me hapin ose në pritje të bisedës publike,” tha Twitter.

Aktualisht, kur në Twitter ndodhin biseda që mund të jenë të rëndësishme ose të diskutueshme, ekipi i Twitter do gjejë dhe promovojë kontekstin përkatës nga burime të besueshme në mënyrë që të kundërshtojë informacionet potencialisht çorientuese të postuara nga përdoruesit.

Në një postim në blog, Twitter tha se programi i ri do të “rrisë shkallën dhe shpejtësinë” e kësaj pune duke rritur “kapacitetin e tyre për të shtuar kontekst të besueshëm në bisedat që ndodhin në Twitter”.

Postimi tha se materiali nga Reuters dhe AP do të përmirësonte besueshmërinë e informacionit. Është hera e parë që Twitter ka bashkëpunuar zyrtarisht me organizatat e lajmeve për të promovuar informacione të sakta në faqen e saj, sipas një zëdhënësi nga firma e mediave sociale. /tvklan.al

Exit mobile version