Në shkurt të këtij viti, Twitter njoftoi për opsionin “Super Follows” që lejon përdoruesit të vendosin një pagesë për të lejuar njerëzit të shohin postimet e tyre.
Tashmë, platforma e ka lançuar opsionin e ri, që do të thotë njerëzit duhet të paguajnë për të parë “postime premium” që ndjekësit e thjeshtë nuk munden.
Thënë më thjesht, është një mënyrë e lehtë më e lehtë për postuesit, kryesisht të famshëm, për të bërë para. Tarifat janë 2.99, 4.99 dhe 9.99 dollarë në muaj.
“Super Followers” identifikohen nga një shenjë që shfaqet poshtë emrit të tyre kur i përgjigjen një postimi.