Twitter po u ofron përdoruesve të vet funksionin e ri që e kanë kërkuar tash e sa kohë – butonin e redaktimit të tekstit.
“Nëse e shihni ndonjë postim të edituar, ne jemi duke e testuar butonin e redaktimit. Kjo po ndodhë dhe gjithçka do të jetë në rregull”, njoftoi kompania.
Aktualisht kompania është duke e testuar funksionin dhe do ta shpërndajë atë në javët e ardhshme për abonentët e Twitter Blue, i cili kushton 4,99 dollarë (4,33 £) në muaj. Postimet mund të editohen disa herë 30 minuta pas postimit.
Twitter Blue është i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Australi dhe Zelandë të Re./UBTNews/