UBT News

Twitter po bëhet me shef të ri ekzekutiv

Miliarderi Elon Musk thotë se e ka zgjedhur një shef të ri ekzekutiv për ta drejtuar Twitterin. Lajmin e dha përmes këtij rrjeti social, të cilin e bleu vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë.

Ai nuk e zbuloi identitetin e CEO-s së ri, porse dihet se është grua dhe do të fillojë punën brenda gjashtë javësh.

Musk po përballej me presion për ta emëruar dikë tjetër që ta drejtojë kompaninë dhe të fokusohej në bizneset tjera./UBTNews/

Exit mobile version