UBT News

Twitter pezullon llogaritë e gazetarëve të CNN-it, NYT-it dhe WaPO-s

Të enjten mbrëma, Twitter pezulloi llogaritë e disa gazetarëve të shquar të disa mediave të njohura, pa u dhënë shpjegime.

Llogaritë e gazetarëve, Donie O’Sullivan të CNN, Ryan Mac të The New York Times, Drew Harwell të The Washington Post dhe gazetarëve të tjerë që kanë raportuar rreth Elon Musk-ut gjatë javëve të kaluara, papritmas u pezulluan nga Twitteri.

Në mesin e personave që iu pezullua llogaria është edhe gazetari i pavarur, Aaron Rupar.

Nuk dihet ende pse llogaritë e gazetarëve u pezulluan nga platforma./UBTNews/

Exit mobile version