Twitter tha se videot e ngarkuara në platformë tashmë do të kenë më tepër cilësi duke reduktuar shfaqjen e pikselëve.
Llogaria zyrtare e mbështetjes në Twitter zbuloi se ishte bërë disa rregullime në platformë për të adresuar cilësinë e dobët të videove që ka qenë një problem përgjatë gjithë ekzistencës së rrjetit social.
Platforma ka hequr fazën e para-përpunimit kur përdoruesit ngarkojnë një video. Gjatë kësaj faze klipi ndahej në disa pjesëza më të vogla për ta bërë përpunimin më të shpejtë por nga ana tjetër reduktonte cilësinë e videos.
Cilësia e përmirësuar e videove pritet të jetë e disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe aplikohet vetëm për ngarkimet e reja, jo për videot tashmë në platformë.
Twitter ka paraqitur një shembull sesi duken videot me përmirësimin e cilësisë.