Kjo nuk është hera e parë që Twitter është futur në telashe për mospagesë së qirasë.
Twitter është paditur nga Crown Estate mes akuzave për qira të papaguar në selinë e tij në Londër.
Crown Estate, e cila menaxhon një mori pronash që i përket monarkisë, paraqiti një çështje në Gjykatën e Lartë javën e kaluar.
Zyra e Twitter është e vendosur pranë Piccadilly Circus në qendër të Londrës – por raportet kanë sugjeruar se gjigandi i teknologjisë ka hequr shenjat dhe logot nga hapësira në muajt e fundit.
Sipas The Daily Telegraph, Twitter kishte nënshkruar një qira prej 2.6 milionë funte në vit për katin e tretë, por mosmarrëveshja lidhet me borxhet e qirasë në katin e parë në të njëjtën ndërtesë.
Elon Musk mori përsipër kompaninë në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh (35 miliardë £) vitin e kaluar, dhe më pas filloi të shkurtonte mijëra vende pune.
Kjo nuk është hera e parë që Twitter përballet me akuza për qira të papaguar në zyrat e tij.
Në fillim të këtij muaji, qiradhënësi i selisë së saj në San Francisko pretendoi se kompania i detyrohej 136,260 dollarë (110,073 £).
Twitter ende nuk ka komentuar mbi akuzat e fundit të bëra nga Crown Estate./UBTNews/