Rrjeti social Twitter tani do të ofrojë opsionin e redaktimit të postimeve në këtë platformë për disa përdorues në Kanada, Australi dhe Zelandë të Re.
Njerëzit në ato vende që abonohen në shërbimin me pagesë Twitter Blue do të mund të ndryshojnë postimet e tyre.
Kompania tha se ky opsion do të jetë në dispozicion së shpejti për tregun amerikan, pavarësisht se është testuar kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përdoruesit e kanë kërkuar prej kohësh këtë opsion./UBTNews/