UBT News

Twitter nis shërbimin që synon anashkalimin e bllokimit nga Rusia

Twitter ka lansuar një version të rrjetit të tij i krijuar për të anashkaluar censurën dhe mbikëqyrjen e Rusisë.

Kjo vjen pasi Kremlini njoftoi kufizimin e platformës së mediave sociale në një përpjekje për të kontrolluar rrjedhën e informacionit rreth luftës në Ukrainë.

Eksperti i sigurisë së internetit dhe inxhinieri i softuerit, Alec Muffett njoftoi për shërbimin përmes llogarisë së tij në Twitter. Ai thotë se ky është ndoshta postimi i tij më i rëndësishëm që ka shkruar ndonjëherë./UBTNews/

Exit mobile version