UBT News

Twitter mbyll zyrat deri në javën e ardhshme

Twitter u ka thënë punonjësve se ndërtesat e zyrave të kompanisë do të mbyllen përkohësisht, duke hyrë në fuqi menjëherë.

Në një mesazh të parë nga BBC, punëtorëve iu tha se zyrat do të rihapen të hënën më 21 nëntor, ndërsa nuk u dha asnjë arsye për këtë lëvizje.

Njoftimi vjen mes raporteve se një numër i madh i stafit po largoheshin pasi pronari i ri Elon Musk u bëri thirrje atyre që të regjistroheshin për “orë të gjata me intensitet të lartë” ose të largoheshin.

Mesazhi vazhdoi duke thënë, “Ju lutemi të vazhdoni të pajtoheni me politikën e kompanisë duke u përmbajtur nga diskutimi i informacionit konfidencial të kompanisë në mediat sociale, me shtypin ose gjetkë”.

Përpara se Musk të merrte kontrollin e Twitter, kompania kishte rreth 7500 staf./UBTNews/

Exit mobile version