Drejtuesi i lartë i Kongresit, Rahul Gandhi ka akuzuar Twitterin për “sulm ndaj demokracisë në Indi”, pasi mbylli llogaritë e top liderëve, përfshirë edhe llogarinë e tij.
Llogaritë u mbyllën pasi ata publikuan një fotografi të prindërve të 9-vjeçares që u dhunua dhe u vra në kryeqytetin e Indisë, në Delhi.
Partia e Kongresit akuzoi Twitterin se veproi nën urdhërin e partisë në pushtet. Por nga Twitter thanë se fotografia shkelte rregullat e tyre të privatësisë.
Gandhi përmes një videomesazhi të premten tha se Twitter po ndërhyn në politikat e Indisë.
Fotografia e Gandhit me prindërit e 9-vjeçares që u dhunua dhe u vra nga një prift hindu dhe bashkëpunëtorët e tij në Delhi, u realizua më 4 gusht, kur ai vizitoi familjen e të ndjerës.
Familja e vajzës kishte pretenduar se sulmuesit e saj kishin përpjekur ta djegnin me forcë pa lejen e familjes. Ky incident nxiti protesta në vend.
Twitter fshiu postimin e Gandhit pasi organi i të drejtave të fëmijëve në Indi i kërkoi atij të hiqte fotografinë nga platforma, duke vënë në dukje se ai zbuloi identitetin e viktimës së përdhunimit – që është e ndaluar sipas ligjit indian./UBTNews