UBT News

Twitter lanson kopjen e Clubhouse për të gjithë përdoruesit

Më pak një vit nga nisja e testimeve, Twitter sot hapi Spaces për të gjithë përdoruesit. Nga dita e sotme kushdo në Android ose iOS mund të hostojë një Space pavarësisht sesa ndjekës keni.

Që nga muaji maj ky opsion ishte vetëm për përdoruesit me më shumë se 600 ndjekës. Kompania kishte thënë se do të vendoste një limit për të siguruar një eksperiencë të mirë.

Tani që ai opsion është i disponueshëm në Android dhe iOS, ju mund të filloni dhomën tuaj zanore duke shtypur butonin e krijimit dhe më pas ikonën Space.

Arsyeja pse Twitter ka pritur një vit thuajse për implementimin e tyre është shtimi i funksionaliteteve të reja dhe përmirësimi i eksperiencës. /PCWorld Albanian

Exit mobile version