UBT News

Twitter ia bllokoi llogarinë miliarderit meksikan

FILE PHOTO: Mexican retail and media tycoon Ricardo Salinas Pliego of Grupo Salinas attends the Business Summit 2012 in Queretaro November 13, 2012. REUTERS/Stringer/File Photo

Platforma sociale Twitter ia ka bllokuar llogarinë njërit prej njerëzve më të pasur në Meksikë dhe njeriut më të afërt të presidentit Andrés Manuel López Obrado, për shkelje të politikave të kësaj platforme rreth abuzimit dhe ngacmimit.

Ricardo Salinas Pliego e publikoi mesazhin që e mori nga Twitter në Instagram. Twitter e këshilloi atë të mos kontribuojë në ngacmime apo gjuhë ofenduese ndaj të tjerëve.

Javën e kaluar Pliego, pronari i bankës “Banko Acteka SA”, ka “lëshuar” një sërë akuzash ndaj gazetares Denis Dresser, duke komentuar pamjen e saj që për këtë “fushatë” përbën shkelje të rregullave të këtij rrjeti social. Përveç kësaj, ai u bëri thirrje njerëzve që të bëjnë ‘memes’ me gazetarët./UBTNews

Exit mobile version