Rregullatorët federalë njoftuan të mërkurën se Twitter është gjobitur për 150 milionë dollarë, teksa u tha se platforma e mediave sociale përdori në mënyrë mashtruese të dhënat e llogarisë personale për reklama të synuara.
FTC tha në një deklaratë se miliona përdorues të Twitter siguruan numra telefoni ose adresa emaili nga viti 2014 deri në vitin 2019 pasi kompania u tha se informacioni do të përdorej vetëm për të ndihmuar për sigurimin e llogarive të tyre.
Twitter më pas e përdori atë informacion për reklama të synuara, pretendoi FTC, duke lejuar reklamuesit të arrijnë konsumatorë të veçantë duke përputhur informacionin me të dhënat që ata kishin ose kishin marrë tashmë nga ndërmjetësit e të dhënave.
“Kjo praktikë preku më shumë se 140 milionë përdorues të Twitter-it, duke rritur burimin kryesor të të ardhurave të Twitter-it”, tha në një deklaratë kryetarja e FTC, Lina Khan./UBTNews/