Platforma sociale, Twitter ka njoftuar se fotografitë dhe videot e njerëzve që shpërndahen pa lejen e tyre janë kundër politikave të tyre, dhe sipas kërkesës mund të hiqen.
Rregulli i ri është shtesë e politikave për të ndalë publikimin e informatave private, pa leje.
Sipas kritikëve, ky rregull është i gjerë dhe se mund të përdoret për “të penguar qëllimisht fjalën e lirë”. Por nga Twitter thonë se do të shqyrtojnë edhe kontekstin në të cilin janë postuar fotografitë.
Kompania megjithatë ka thënë se do të marrë në konsideratë nëse një fotografi ka qenë publikisht në dispozicion apo në artikuj të ndryshëm të lajmeve apo nëse një fotografi po shpërndahet në të mirë të interesit publik.
Para heqjes së imazheve ose ndërmarrjes së veprimeve detyruese, Twitter duhet të njoftohet nga “individët e paraqitur, ose nga një përfaqësues i autorizuar, se ata nuk kanë pranuar që imazhi ose videoja e tyre private të ndahet”./UBTNews