UBT News

Twitch pre e një sulmi masiv kibernetik

Platforma e preferuar streaming e gamerave Twitch ka rënë pre e një sulm kibernetik të cilin e konfirmoi edhe vetë kompania.

Më shumë se 100GB të dhëna janë postuar online ditën e Mërkure. Dokumentet tregojnë miliona dollarë që çdo streamer ka fituar nga kompania në pronësi të Amazon në dy vitet e fundit.

Twitch konfirmoi sulmin dhe tha se po punon me urgjencë për të kuptuar shtrirjen e tij. Një streamer i Fortnite, BBG Calc tha se informacioni është 100% i saktë.

Disa streamer të tjerë e kanë konfirmuar informacionin e postuar. Në mesin e streamerave informacionet e të cilëve janë publikuar përfshihen CriticalRole, Canadian xQC, American Summit1G si disa prej atyre që kanë fituar më së shumti.

Sulmi vjen në një kohë kur konkurrentët si YouTube Gaming po ofrojnë shuma të mëdha për të joshur talentet dhe streamerat e platformave rivale.

Ekspertët e sigurisë thanë se informacionet përmbajnë detaje të serverëve që aksesohen vetëm nga punonjësit e brendshëm të kompanisë.

Spekulohet se në të dhënat e publikuar është edhe kodi burimor i uebsajtit të Twitch e shërbimeve të tij. /PCWorld Albanian

Exit mobile version