UBT News

Twitch ia lë fajin serverit për rrjedhjen masive të të dhënave

Platforma e preferuar streaming e gamerave Twitch ka rënë pre e një sulm kibernetik të cilin e konfirmoi edhe vetë kompania.

Nga Twitch thonë se shkelja u shkaktua nga një “ndryshim i konfigurimit të serverit” që “ekspozoi” disa të dhëna. Por nuk është konfirmuar nëse të gjitha të dhënat e postuara në internet janë origjinale.

Nga kjo platformë thanë se një “gabim” ndikoi që të postohen të dhëna të ndjeshme, sikurse kode të brendshme dhe dokumente, si dhe pagesat që iu bënë top streamerave.

Ekspertët e sigurisë thonë se informacionet përmbajnë detaje të serverëve në të cilat kanë qasje vetëm punonjësit e brendshëm të kompanisë./UBTNews

Exit mobile version