Kryeministri polak, Donald Tusk thotë se vendi i tij po e diskuton mundësinë se si mund të ndihmojë në sigurimin e energjisë për Ukrainën para dimrit, derisa sulmet ruse po vazhdojnë të godasin infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
Rusia shënjestroi sistemin energjetik ukrainas në dimrin e parë të luftës dhe rinovoi sulmin e saj në rrjet në mars pasi Ukrainës po mbaronte rezervat e raketave të mbrojtjes ajrore perëndimore.
Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se po godet kompleksin ushtarako-industrial të Ukrainës dhe objektet energjetike në shenjë hakmarrjeje për sulmet e Kievit në objektet energjetike ruse./UBTNews/