UBT News

Turqia urdhëron ndalimin e qindra kontraktorëve të ndërtimit

Zyrtarët turq urdhëruan ndalimin e 113 personave që dyshohet të jenë përfshirë në ndërtimin e disa prej ndërtesave që u shembën gjatë tërmeteve.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay njoftoi se janë identifikuar 131 të dyshuar dhe “për 113 prej tyre janë lëshuar urdhra paraburgimi”.

Ministri i Mjedisit, Murat Kurum njoftoi se të paktën 24 mijë e 921 ndërtesa në të gjithë rajonin janë shembur ose janë dëmtuar rëndë.

Të dielën mediat turke raportuan se autoritetet në aeroportin e Stambollit arrestuan dy kontraktorë që dyshohet se janë përgjegjës për shkatërrimin e disa ndërtesave në Adiyaman. Raportohet se ata ishin duke shkuar për në Gjeorgji.

Agjencia shtetërore Anadolu raportoi se dy të tjerë u arrestuan në provincën e Gaziantepit./UBTNews/

Exit mobile version