Pesë anije të tjera janë larguar nga portet e Ukrainës të cilat po transportonin misër dhe grurë. Tri prej tyre u larguan nga Chornomorsk dhe dy nga Pivdennyi, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) për eksportin e grurit, thotë ministria e mbrojtjes e Turqisë.
Sipas njoftimit, edhe katër anije të tjera të nisura për në Ukrainë do të inspektohen të martën nga qendra e përbashkët e koordinimit, e krijuar nga Rusia, Turqia, Ukraina dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll.
Anija e parë që u largua të martën ishte Brave Commander, e cila po transportonte ngarkesën e parë të ndihmave ushqimore humanitare nga Ukraina për në Afrikë, treguan të dhënat e Refinitiv Eikon./UBTNews/