Turqia tha se Izraeli po kërkon të zgjerojë luftën edhe në Liban me valën “alarmante” të shpërthimeve vdekjeprurëse që përfshiu bastionet e Hezbollahut.
“Përshkallëzimi në rajon është alarmant”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm, Hakan Fidan për TRT.
“Ne e shohim Izraelin duke shtuar sulmet e tij drejt Libanit hap pas hapi. Kemi ardhur në një pikë ku këto operacione të kryera nga Izraeli janë bërë gjithnjë e më provokuese dhe në këmbim, Irani, Hezbollahu dhe elementë pranë tyre nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të përgjigjen. A dëshiron Izraeli paqe të përhershme apo dëshiron të eliminojë gjithçka që e sheh si kërcënim duke përdorur metoda klasike të luftës? Aktualisht, qeveria fanatike në Izrael po ndjek një strategji për të eliminuar të gjitha kërcënimet”, tha ai./UBTNews/