Një grua që u arrestua nën dyshimet për sulmin vdekjeprurës në Stamboll të dielën, është shtetase siriane e cila është trajnuar nga militantët kurdë, thonë autoritetet turke.
Policia turke tha përmes një deklarate se e dyshuara hyri në vend përmes qytetit të Afrinit në Sirinë veriore pa dokumentacion, për të kryer sulmin në zemër të qytetit më të madh të Turqisë, ku mbetën të vrarë të paktën gjashtë persona dhe mbi 80 të lënduar.
Sipas deklaratës, oficerët skanuan 1 mijë e 200 kamera sigurie për të përcaktuar rrugën e sulmueses, e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në vendngjarje përpara se të nisej me taksi. Në lidhje me rastin u arrestuan rreth 46 persona.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se qeveria beson që separatistët kurdë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Partia e Bashkimit Demokratik (PYD) janë përgjegjës për sulmin./UBTNews/