Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se objektivi i qeverisë së tij është të rindërtojë rajonin jugor të Kahramanmarasit, epiqendra e tërmetit vdekjeprurës të së hënës, “brenda një viti”.
“Ne kurrë nuk mund t’i lejojmë qytetarët tanë të qëndrojnë në rrugë”, tha Erdogan të mërkurën ndërsa fliste nga një zonë ndihme emergjente e krijuar nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit.
“Shteti ynë po përdor të gjitha burimet e tij me AFAD (agjensinë e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë) dhe bashkitë. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, shtoi ai tutje.
Presidenti tha se qeveria po planifikon të japë 10 mijë lira turke për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti dhe ka rezervuar hotele ku qytetarët mund të qëndrojnë./UBTNews/