UBT News

Turqia: Siguria e Evropës mund të garantohet vetëm me pjesëmarrjen tonë

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, theksoi rëndësinë e rolit të Turqisë për sigurinë e Evropës, duke deklaruar se siguria parandaluese dhe e qëndrueshme e kontinentit është “e mundur” vetëm me pjesëmarrjen e Ankarasë.

Komentet e Fidanit u bënë gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij kroat, Gordan Gërliq-Radman, në Ankara. Kryediplomati turk nënvizoi se arkitektura e sigurisë së qëndrueshme dhe parandaluese për Evropën mund të arrihet vetëm me kontributin e Turqisë.

Gjatë bisedimeve urgjente në Bruksel për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe mbështetje për Ukrainën, Fidan i bëri thirrje të gjitha palëve në Bosnjë dhe Hercegovinë që të shmangin “retorikën e njëanshme” dhe të zgjidhin çështjet përmes dialogut. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe konsensusit për stabilitetin në rajon.

Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të veprojnë me përmbajtje. Ne kemi nevojë për bashkëpunim, konsensus dhe dialog, jo provokime,” shtoi ai.

Ministri turk përshëndeti gjithashtu mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në të njëjtën linjë, ministri kroat i Punëve të Jashtme, Gërliq-Radman, konfirmoi mbështetjen e tij për stabilitetin dhe sovranitetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, duke përshëndetur gjithashtu rolin konstruktiv të Turqisë në rajon.

Komentet e Fidanit vijnë pas një vendimi të gjykatës në Bosnjë e Hercegovinë që dënoi Millorad Dodikun, presidentin e Republika Sërpska, me një vit burg dhe një ndalim prej gjashtë vjetësh nga politika. Po ashtu, autoritetet boshnjakë kanë kundërshtuar ligjet që ndalojnë gjyqësorin dhe policinë shtetërore të veprojnë në pjesën e kontrolluar nga serbët e vendit.

Exit mobile version