Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të enjten rritjen e tretë të madhe të pagës minimale në vit, në përpjekje për të luftuar një rritje historike të çmimeve të konsumit përpara zgjedhjeve të vështira.
Më shumë se 40 për qind e fuqisë punëtore të Turqisë fiton të ardhurat më të ulëta të lejuara me ligj.
Erdogan u mbështet në klasat punëtore për t’u ngritur në pushtet gati dy dekada më parë dhe do t’i duhet sërish për të siguruar rizgjedhjen në votime që do të priten deri në qershorin e ardhshëm.
Por të varfërit e Turqisë janë goditur më së shumti nga një krizë ekonomike që ka parë që norma zyrtare vjetore e inflacionit të arrijë në 85 për qind.
Të enjten, udhëheqësi turk tha se vendi do të rrisë pagën mujore prej 455 dollarë.
Paga minimale ishte 2,826 lira në dhjetor 2021, e cila në atë kohë ishte pak më pak se 300 dollarë.
Ajo u rrit në 4,253 lira janarin e kaluar dhe më pas në 5,500 në korrik.
Kriza e fundit ekonomike e Turqisë filloi kur Erdogan i bëri presion bankës qendrore të ulë çmimet e larta kronike të konsumit duke ulur kostot e huamarrjes.
Qasja e Erdoganit shkaktoi një krizë valutore që pa lira të humbasë gati gjysmën e vlerës së saj brenda disa javësh në fund të vitit të kaluar./UBTNews/