UBT News

Turqia raporton rastin e parë të lisë së majmunit

Turqia e konfirmoi të enjten rastin e parë në vend të virusit të lisë së majmunëve.

Lia e majmunit u zbulua në një nga pacientët tanë. Pacienti është 37 vjeç dhe ka një mungesë imuniteti“, tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.

Pacienti është në izolim dhe gjurmimet e kontaktit nuk kanë gjetur asnjë rast tjetër, shtoi ai.

Siç e dimë, kjo sëmundje transmetohet jo me anë të pikave të frymëmarrjes, por nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë globale, gjë që do t’i jepte të njëjtin dallim si pandemia e koronavirusit dhe do të kërkonte një përgjigje globale.

Lia e majmunit transmetohet te njerëzit nëpërmjet kontaktit të ngushtë me një person ose kafshë të infektuar, ose me material të kontaminuar me virusin. Mund të fillojë me ethe, zmadhimin e nyjeve limfatike, dhimbje shpine dhe dhimbje muskulore përpara se të shfaqet një skuqje në lëkurë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se lia e majmunëve ka të ngjarë të jetë më e përhapur sesa tregojnë numrat zyrtarë dhe kërkoi vigjilencë.

Transmetimi nga personi në person është në vazhdim e sipër dhe ka të ngjarë të nënvlerësohet”, tha ai. /UBTNews/

Exit mobile version