UBT News

Turqia po përballet me fatkeqësi të re, 11 të vdekur nga përmbyjtjet

Aktualisht shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje të dheut në Turqinë veriore, duke lënë 11 të vdekur dhe disa të zhdukur, sipas zyrtarëve.

Helikopterët u përpoqën të shpëtonin njerëzit e bllokuar ndërsa makinat u rrëmbyen nga përrenjtë e furishëm gjatë së mërkurës.

Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun.

“Nga pikëpamja meteorologjike, ne ndoshta po përballemi me një fatkeqësi që nuk e kemi parë në 50 apo 100 vjet”, tha ministri i Bujqësisë, Bekir Pakdemirli, për përmbytjet dhe shirat e dendur.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, i cili udhëtoi për në Kastamonu, tha se ujërat ishin rritur “tre ose katër metra lartësi” në disa nga zonat e goditura nga përmbytjet dhe se shumë njerëz ishin duke pritur të shpëtoheshin nga çatitë./UBTNews

Exit mobile version