Turqia ka përfunduar shumicën e operacioneve të kërkim-shpëtimit, gati dy javë pas një tërmeti të fuqishëm që la të vdekur mbi 46 mijë njerëz, njoftoi autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive të vendit.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në 40 ndërtesa në dy provinca, Kahramanmaras dhe Hatay, deklaroi kreu i agjencisë, Yunus Sezer, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu.
Të shtunën, një çift dhe fëmija i tyre 12-vjeçar u shpëtuan në Hatay, 296 orë pas tërmetit, raporton Anadolu. Por fëmija vdiq më vonë.
Hatay ishte një nga provincat më të prekura turke nga tërmeti i 6 shkurtit. Të paktën 80% e ndërtesave të saj do të duhet të rindërtohen pasi të prishen, tha të dielën kryebashkiaku i provincës, Lutfu Savas./UBTNews/