Turqia nuk do t’i mbyllë më shkollat pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19. Kështu deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Pas disa muajsh mësim online, Turqia hapi shkollat këtë muaj, ndërsa shumicën e masave i hoqi gjatë verës.
Para mediave, Koca deklaroi: “Kam thënë se shkollat do të qëndrojnë të hapura këtë vit pavarësisht çdo rrethane”./UBTNews