Turqia është në negociata me Rusinë dhe Ukrainën për të hapur një korridor përmes Bosforit për eksportet e grurit nga Ukraina, sipas një zyrtari të lartë turk të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që kur Rusia e pushtoi atë në shkurt dhe më shumë se 20 milionë tonë drithë kanë ngecur atje.
Rusia dhe Ukraina përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit dhe mungesa e eksporteve nga Ukraina po kontribuon në një krizë globale ushqimore në rritje./UBTNews/