Turqia është rimerëruar ‘Türkiye’, duke ndryshuar emrin edhe në Kombet e Bashkuara.
Vendi tani quhet “Türkiye” në sallat e Kombeve të Bashkuara, të cilët ranë dakord të njohin ndryshimin të mërkurën pas një kërkese nga qeveria e Turqisë. Fushata për të riemërtuar si Türkiye filloi në dhjetor.
“Procesi që filluam nën udhëheqjen e presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan për të rritur vlerën e markës së vendit tonë duhet të finalizohet”, shkroi Cavusoglu në Twitter të martën.
Në letrën drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, Cavusoglu shkroi: “Dëshiroj t’ju informoj se, në përputhje me Qarkoren Presidenciale … të datës 2 dhjetor 2021, mbi përdorimin e fjalës “Türkiye” në gjuhët e huaja dhe strategjia pasuese e markës, Qeveria e Republikës së Turqisë, tani e tutje do të fillojë të përdorë ‘Türkiye’ për të zëvendësuar fjalët si ‘Turkey’, ‘Turkei’ dhe ‘Turquie’ që janë përdorur në të kaluarën për t’iu referuar “Republikës së Turqisë”.
Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric i tha CNN të enjten se OKB-ja e pranoi ndryshimin dhe ai hyri në fuqi sapo morën kërkesën dhe u siguruan që dokumenti të ishte legjitim, gjë që ishte të mërkurën.
“Vendet janë të lira të zgjedhin mënyrën që duan të emërtohen. Kjo nuk ndodh çdo ditë, por nuk është e pazakontë që vendet të ndryshojnë emrat e tyre”, tha Dujarric.
Drejtori i Komunikimit i Turqisë, Fahrettin Altun postoi një video promovuese në Twitter të mërkurën me mbishkrimin: #HelloTürkiye./UBTNews/