Turqia ka ndalur një anije mallrash me flamur rus në brigjet e saj të Detit të Zi dhe po heton pretendimet e Ukrainës se Rusia po transporton grurë të vjedhur, tha të hënën një zyrtar i lartë turk.
Ambasadori i Ukrainës në Turqi tha të dielën se Zhibek Zholy u ndalua nga autoritetet doganore turke. Ukraina i kishte kërkuar më parë Ankarasë ta ndalonte atë, sipas një zyrtari dhe dokumenteve të verifikuara nga Reuters.
Kievi e ka akuzuar Moskës për vjedhjen e grurit nga territoret që forcat ruse i kanë kapur qysh prej fillimit të pushtimit në fund të shkurtit. Kremlini i kishte mohuar më parë akuzat se po transporton grurë ukrainas./UBTNews/