Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi parlamenti i Turqisë votoi për miratimin e aplikimit të saj.
Turqia e kishte vonuar përpjekjen e Finlandës për t’u bashkuar me aleancën mbrojtëse të Perëndimit për muaj të tërë – duke u ankuar se kombi nordik po mbështet “terroristët”.
Suedia, e cila aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, është ende duke u bllokuar nga Ankaraja me ankesa të ngjashme.
Finlanda tani do të pranohet zyrtarisht në NATO në samitin e saj të ardhshëm, që do të zhvillohet në korrik në Lituani. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Twitter: “Mezi pres të ngrejë flamurin e Finlandës në selinë e NATO-s në ditët në vijim. Së bashku jemi më të fortë dhe më të sigurt”.
Në një deklaratë pas votimit turk, qeveria finlandeze tha se bashkimi me aleancën do të forconte sigurinë e vendit dhe do të përmirësonte stabilitetin dhe sigurinë në rajon./UBTNews/