UBT News

Turqia me shifër rekord të të infektuarve

Numri ditor i rasteve me koronavirus në Turqi ka kaluar 30 mijë gjatë ditës së djeshme, për herë të parë që nga 19 tetori dhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca, paralajmëroi një rritje të numrit të rasteve për shkak të variantit Omicron.

Turqia regjistroi 32.176 të infektuar dhe 184 të vdekur si pasojë e virusit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sjellja e numrit të rasteve në nivelin e 20.000 javëve të fundit ishte një arritje serioze. Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit omicron, shihet se tani po hyjmë në një trend të rritjes”, shkroi Koca në Twitter.

Exit mobile version