Autoritetet turke lëshuan një urdhërarrest për YouTuber-in dhe studiuesin shqiptaro-turk Diamond Tema, i njohur për videot e tij mbi fenë dhe filozofinë, pas një debati mbi Islamin në të cilin ai u përfshi.
Ministri turk i Drejtësisë, Yılmaz Tunç njoftoi të martën në “X” se Tema akuzohet për “nxitje në urrejtje dhe armiqësi…” për shkak të shprehjeve fyese, të shëmtuara dhe provokuese të përdorura për Profetin”. Tunç tha se hetimi “po kryhet me përpikmëri”.
Tema njoftoi të hënën se u detyrua të largohej nga Turqia pas kërcënimeve në rrjete sociale për arrestim. YouTuber-i i cili ka më shumë se 870 mijë abonentë, sulmoi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan./UBTNews/