UBT News

Turqia kërkon ndihmë urgjente nga NATO

Turqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare NATO-s dhe aleatëve për ndihmë në trajtimin e pasojave të tërmetit të së hënës.

Vendi ka kërkuar ndihmë dhe pajisje mjekësore, njësi të ndryshme urbane të kërkimit-shpëtimit, si dhe “spitale fushore të pajisura plotësisht kundër motit ekstrem me personel teknik për montim”.

Përgjigja po koordinohet nga Qendra Euro-Atlantike e Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive të NATO-s, e cila është e vendosur në selinë e NATO-s në Bruksel./UBTNews/

Exit mobile version