Turqia e ka dënuar ofensivën tokësore të Izraelit në Liban si një “përpjekje të paligjshme pushtimi” dhe ka bërë thirrje për tërheqjen e trupave të saj.
“Ky sulm duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ushtarët izraelitë duhet të tërhiqen nga territori libanez”, njoftoi ministria e jashtme përmes një deklarate.
“Shkelja nga Izraeli i sovranitetit dhe integritetit territorial të këtij vendi duke nisur një sulm tokësor në Liban është një përpjekje e paligjshme pushtimi”, shtoi ministria e jashtme.
Ankaraja paralajmëroi se kjo mund të shkaktojë një valë të re emigrantësh./UBTNews/