UBT News

Turqia do t’i shtrëngojë masat antiCOVID

Turqia do t’i shtrëngojë masat antiCOVID për ta luftuar “valën e tretë të virusit”. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Një panel shkencëtarësh që këshillojnë qeverinë për pandeminë po rekomandon një seri masash më të ashpra për të luftuar virusin.

Koca nuk dha më shumë detaje, por thotë që variante më ngjitëse të virusit janë dominante në Turqi./UBTNews

Exit mobile version