UBT News

Turqia do të evakuojë fëmijët e sëmurë dhe të plagosur nga Gaza të premten

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se raundi i tretë i evakuimeve të Turqisë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas do të përbëhet nga rreth 50 persona.

Koca u tha gazetarëve se evakuimi u vonua për shkak të çështjeve lidhur me lirimin e tyre, por këto probleme sipas tij janë zgjidhur.

Turqia ka sjellë deri më tani 150 persona nga Gaza, kryesisht pacientë me kancer për t’iu nënshtruar trajtimit./UBTNews/

Exit mobile version