UBT News

Turqia dhe Izraeli do të rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike

Izraeli dhe Turqia do të rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe do të riemërojnë ambasadorët përkatës, thanë të mërkurën zyrtarët turq dhe izraelitë. Rivendosja pason vite të tëra marrëdhëniesh të tensionuara midis dy kombeve mesdhetare.

Turqia dhe Izraeli dëbuan ambasadorët përkatës në vitin 2018 pas vrasjes së 60 palestinezëve nga forcat izraelite gjatë protestave në kufirin e Gazës kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem. Por prej vitesh ata janë bashkuar që të përmirësojnë lidhjet e tensionuara, e energjia është fushë kyçe për bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Zyra e kryeministrit izraelit, Yair Lapid, tha të mërkurën se të dy vendet do të rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha se vendimi për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Izraelin nuk do të thotë se Ankaraja do të heqë dorë nga mbështetja e saj për palestinezët. Cavusoglu tha se vendimi do t’ia mundësojë Turqisë, e cila është shtet me popullsi kryesisht myslimane, por zyrtarisht shtet laik, të lobojë për interesat palestineze në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem./UBTNews/

Exit mobile version