UBT News

Turqia arreston 78 persona për postime në rrjete sociale rreth tërmetit

Policia turke ka arrestuar 78 persona për ngjallje të frikës dhe panikut duke shpërndarë ‘postime provokuese’ në rrjete sociale rreth tërmetit të javës së kaluar. 20 prej tyre po mbahen në paraburgim.

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Turqisë tha se ka identifikuar 613 persona të akuzuar për postime provokuese dhe ndaj 293 ka nisur procedurat ligjore. Nga ky grup, kryeprokurori ka urdhëruar arrestimin e 78 personave.

Në tetor të vitit të kaluar, parlamenti i Turqisë miratoi një ligj sipas të cilit gazetarët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale mund të burgosen deri në tri vjet për përhapjen e “dezinformimit”, duke ngritur shqetësime midis grupeve të të drejtave dhe vendeve evropiane për lirinë e fjalës, veçanërisht para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare./UBTNews/

Exit mobile version