Raportohet se policia turke ka arrestuar 25 persona për një shpërthim në një minierë ku mbetën të vdekur 41 persona në fillim të këtij muaji.
Menaxheri i kompanisë shtetërore në Amasra dhe disa drejtues të tjerë janë në mesin e të arrestuarve, sipas agjencisë së lajmeve Anadolu.
Shpërthimi i zjarrit më 14 tetor shkatërroi minierën pranë qytetit të vogël të Detit të Zi në Turqinë veriore, duke lënë të vdekur 41 minatorë dhe 11 të tjerë të plagosur.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka premtuar një hetim të plotë mbi rastin./UBTNews/